Site icon Telegrafi

Papërgjegjësia e të ngarkuarve me përgjegjësi

Në sheshin e Prishtinës pas një protestimi për të kërkuar trajtim më të mirë për ushtarët e UÇK-së, ecte një djalë i kapur për krahun e një shoqëruesi dhe me një shkop për të verbër në dorë. Një djalosh i ri, i zhvilluar, i pashëm më një uniformë nostalgjike të UÇK-së, shoqërohej nga miku i tij sepse kishte humbur të pamurin në luftën çlirimtare pjesë e së cilës ishte ai. Ndërsa ne karshi tij ecnim të shëndosh, të veshur mirë, duke kërkuar hijet nëpër kafenetë e Prishtinës, ndjenim vetëm një keqardhje për të.

Ai ecte përball objektit të qeverisë u mbushur thellë në të, i inatosur në atë për të cilën kishte luftuar, i mbushur mllef në atë për të cilën e kishte dhënë të pamurit e tij. A lejohet të ndodh kjo në një shoqëri që pretendon se e din qka është vlera dhe mirësia.

Ai ishte i varfër sepse nuk kishte sy që të manipulonte, nuk kishte zemër që të tradhtonte, ai ishte i verbër sepse ishte i sinqertë në luftën e tij, ai protestonte sepse shoqëria që e rrethonte atë e që ecte e lirë nëpër qytet nuk ja dinte për nder për sakrificën që kishte bërë. Sepse qeveria sovrane për të cilën kishte luftuar e kishte lënë me një social që nuk garanton as ekzistencë, sepse shoqatat që e kishin marrë për detyrë ta mbrojnë atë, ishin habitur në ofertat personale që ua kishte premtuar siç duket Qeveria.

Ky është një rast i vetëm që e pash, por, edhe sa të tjerë të tillë janë. Edhe sa të tjerë jetojnë me bukën e mbrëmjes duke mos e ditur se me çfarë të ushqehen në mëngjes?, edhe sa të tjerë dergjen në shtëpit e tyre për vdekje e nuk kanë mundësi shërimi?, përgjigjen e gjejmë çdo njëri në vendin tonë të vogël, “në bahçen e sakrificave” që i kanë bërë këta njerëz.

Papërgjegjësia e atyre të cilët janë të ngarkuar me përgjegjësi dhe me detyra është fatkeqësia e shoqërisë. Humbja e ndjenjës së përgjegjësisë dhe ndjenja e lirimit nga përgjegjësia në forma shumë të lehta është shenjë e mbrapshtisë së një shoqërie. Përgjegjësia ka vlera hyjnore, mosrespektimi i saj nënkupton nëpërkëmbjen e obligimit Hyjnor, shkeljen e besimit njerëzor, tradhtinë e idealit, fuqizimin e egoizmit dhe anashkalimin e atyre që ua japin atë përgjegjësi.

Fatkeqësisht raste të tilla në Kosovë kemi shumë. Kemi rastin e mos përgjegjësisë së deputetëve për votën që e kanë marr, mos përgjegjësisë së qeverisë na masën e duhur për besimin që e ka marrë, e shumë mos përgjegjësi të tjera të të ngarkuarve me përgjegjësi. Ndër mospërgjegjësitë më të mëdha është jo serioziteti i përgjegjësisë për ruajtjen e vlerave të një lufte çlirimtare dhe të asaj çfarë ajo kultivojë. Deklarimi dhe betimi për ruajtjen e vlerave të luftës, të familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës dhe për një moment harrohet kjo përgjegjësi është shkelje tejet serioze e integritet njerëzor, çoft ai integriteti i të vdekurve apo i të gjallëve.

Nga kjo përgjegjësi nuk shpëtojmë asnjë, kjo është përgjegjësi kolektive. Megjithatë dikush duhet të dijë çfarë të bëjë dhe si ta bëjë sepse i thotë vetes zot shpie. Ndaj njerëzve të tillë duhet të ndërrojë:

1. Perceptimi i shoqërisë: shoqëria jonë nuk guxon ti sheh ata si të mjerë, si të ngratë apo si të mallkuar. Shoqëria ata njerëz duhet ti perceptoj si njerëz me vlera të veçanta njerëzore, ata sakrifikuan që kjo shoqëri të jetë e lirë. Shoqëria ata duhet ti sheh si pasuri kombëtare e një luftë të paharruar për Kosovën. Ata duhet ti shohim se heronj të gjallë në mesin tonë, ata serbi i ka vra po Zoti nuk ua morri shpirtrat, i la të gjallë të dëshmojnë për neve se çfarë gjerësie shpirtërore kemi ndaj luftës dhe krenarisë sonë historike.

2. Politikat e qeverisë: problemi nuk zgjidhet duke mashtruar me rroga disa njerëz që kanë marrë përgjegjësinë për t’i ruajtur vlerat e këtyre njerëzve. Politika e saj duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe bazuar në ruajtjen e integritetit të tyre dhe në krijimin e politikave të veçanta për zhvillim ekonomik të tyre. Madje fëmijët e tyre të kenë përparësi në shkolla e në Universitet. Madje pa pagesa. Sigurimin e një fondi të veçantë për shkollimin e njerëzve që kanë humbur gjymtyrët në luftë, me qëllim aftësimi të tyre për punë. Politika ndaj tyre duhet të jetë gjithëpërfshirëse, parimore dhe afatgjate.

Një perceptim pozitiv ndaj tyre, një politikë e mirë dhe stabile si dhe një inkorporim i plotë i tyre në shoqëri ata do ti bënte krenar edhe shumë më shumë për sakrificën e tyre që kanë bërë për vendin dhe popullin e vet. Ky popull është krenar me kombin, me fenë dhe kulturën e tij, por dashakëqijtë po vendosin pluhur mbi këto themele të krenarisë sonë.

Exit mobile version