Telegrafi

Paper, aplikacioni i ri i Facebook për lajme

Funksioni kryesor i aplikacionit të ri të Facebook është që t’i grumbullojë lajmet dhe postimet e fundit të lajmeve nga mediat kryesore, ndërsa pamja dhe dizajni i këtij aplikacioni thuhet se do të jetë i ngjashëm me atë të Flipboard, i cili është shkarkuar nga shumë përdorues të telefonave dhe tabletëve.

Më saktë, aplikacioni i grumbullon lajmet e fundit në formë të revistës, të cilat mund të përzgjedhen nga vetë përdoruesit, për ti pranuar vetëm postimet për të cilat ata kanë më shumë interes.

Paper do ti dedikohet pajisjeve mobile, ndërsa personi përgjegjës për këtë aplikacion është caktuar zëvendës drejtori i Facebook për produkte, Chris Cox.

A do ta përdornit aplikacionin e ri të Facebook për ti lexuar lajmet tuaja të preferuara, apo jeni më shumë në favor të aplikacioneve tjera sikurse Flipboard. / Telegrafi /