Site icon Telegrafi

Papazov: Prishtina e meriton “Final Four”

“Unë nuk doja që ne ta organizonim këtë ngjarje për të mos pasur epërsi, sepse ne kemi skuadrën më të mirë dhe ne kemi potencial të fitojmë edhe në Prishtinë. Në Bullgari, një organizim i tillë do të thotë shumë shpenzime dhe nuk krijon shumë të ardhura. Ne nuk mund të kishim një ofertë më të mirë se Sigal Prishtina, nëse flasim për biznes”, transmeton Tribuna.

“Ne nuk jemi jo të lumtur, pasi edhe po të isha unë pronar i Ligës Ballkanike, do të zgjidhja Prishtinën me kushtet të cilat i kanë ofruar”, theksoi Papazov për faqen zyrtare të BIBL-së. /Telegrafi/ 

Exit mobile version