Site icon Telegrafi

Papastërti pranë QKMF-së në lagjen “Dardania” në Gjilan – shqetësime për higjienën publike

Janë evidentuar papastërti në hapësirën pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në lagjen “Dardania” të Gjilanit.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi, ka shpërndarë një video ku pasqyrohet gjendja e rënduar e mbeturinave në këtë zonë publike.

“Gjendja e papastërtisë pranë QKMF-së në lagjen Dardania”, ka shkruar ai.

Pamjet tregojnë mbeturina dhe mungesë mirëmbajtjeje në këtë zonë, duke ngritur shqetësime për pastërtinë dhe higjienën në një ambient që frekuentohet nga shumë qytetarë. /Telegrafi/

Exit mobile version