Telegrafi

Paparacit treguan si duket në të vërtetë Salma Hayek me bikini, pa filtra dhe Photoshop

(Foto: Instagram/salmahayek)

Salma Hayek është fotografuar gjatë pushimeve në Meksikë duke u kënaqur me familjarët, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen me rroba banje.

Aktorja është shfaqur joshëse me pamjen e saj duke tërhequr intetesim e paparacive, të cilët e fotografuan pa filtra dhe pa grim, kështu që bukuria e saj natyrale doli në pah.

56-vjeçarja është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, miliarderi francez François-Henri Pinault dhe fëmijët e saj.

Salma njihet si një nga aktoret më të bukura hollivudiane, ndërsa pak muaj më parë u kritikua për modifikimin e tepërt të fotografive dhe tashmë e ka treguar versionin e saj natyral.

Lexo po ashtu 56-vjeçarja Salma Hayek ekspozon linjat e përkryera të turpit në pozat në bikini

Aktorja shpesh merr komente negative për shkak të stilit të veshjes, që sipas shumëkujt është “shumë e lirë” dhe “vulgare” për moshën dhe statusin e saj. /Telegrafi/