Ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu në një intervistë për “Telma” tha se “Maqedonia e Veriut duhet ta respektojë Marrëveshjen e Prespës sepse ka pritur për këtë moment për një kohë të gjatë”.
“Nëse Marrëveshja e Prespës nuk respektohet, ajo do të shkaktojë probleme në rrugën për në BE. Maqedonia e Veriut ka pritur një kohë të gjatë për këtë moment dhe duhet ta shfrytëzojë atë, dhe tani është shumë e rëndësishme që qeveria të bëjë ndryshimet e nevojshme. Marrëveshja e Prespës tashmë është bërë, tani duhet të bëhen ndryshime brenda, që sigurisht do të jenë për të mirë të qytetarëve dhe shoqërisë.
Vendi juaj tani është në rrugën e duhur dhe shpresoj se do të zhvillojmë më shumë miqësi tani”, tha Papandreu.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO./Telegrafi/