Telegrafi

Papaja heq lodhjen me një dozë ushqyese

Një burim i vërtetë energjie, ideal për epidermën e lodhur, përgatitet me lëngun e 1/2 portokalli dhe me tulin e grirë të 1/2 papaja. Përhape në fytyrë dhe masazhoje me lëvizje nga poshtë-lart. Lëre për një çerek ore dhe më pas largoje me ujë të vakët.

Të mirat? Përveç vitaminës C, portokalli përmban edhe vitaminën B1, B2, P dhe karotenin që kanë veti tonifikuese, rimineralizuese dhe mbrojtëse vaskulare. Papaja, nga ana tjetër, është burim papaine, enzima proteolitike e cila lëmon shtresën sipërfaqësore të epidermës, duke e ndihmuar kështu për një pamje më estetike. /Telegrafi/