Telegrafi

Papagalli i tregon qenit të vogël se kush është kryesori në shtëpi (Video)

Kathleen Freeman nga Florida e shteteve të Bashkuara, i ka filmuar kafshët e saj shtëpiake derisa luanin në shtëpi.

Por, papagalli 31-vjeçar nuk dukej shumë në lojë dhe e ndiqte pas qenin që ka vetëm tre muaj, transmeton Telegrafi.

“Zogu i vjetër, ia tregon rregullat banorit të ri dhe i tregon kush është kryesori në shtëpi”, ka shkruar Freeman lidhur me rastin.

Videoja ku shihet këlyshi duke ikur i frikësuar, është pëlqyer shumë dhe ka bërë xhiro në rrjetin social. /Telegrafi/