Melanie Smith nga Mississippi i Shteteve të Bashkuara, është pronarja e papagallit Penny, që ka fituar një shprehi të pazakontë.
Derisa shpezët e llojit të tij imitojnë fjalë, ky kopjon veprimet e 55-vjeçares dhe provon të ndihmojë në zbrazjen e aparatit për tharjen e rrobave, transmeton Telegrafi.
Filmimi i postuar më poshtë, e tregon atë teksa kapë me sqep gjërat e ndryshme dhe i hedhë përjashta.
“E pashë duke u përpjekur të merrte veshjet e rënda, andaj i hoqa dhe i lash vetëm disa të lehta. Sa herë që më sheh duke zbrazur tharëse, afrohet të më ndihmojë”, ka thënë Smith lidhur me rastin.
Pasi të kryen ketë procedurë, ajo kujdeset që papagallin ta shpërblejë me një biskotë të vogël. /Telegrafi/
https://youtu.be/rm6-NOe3sKU