Telegrafi

Papagalli mashtrues që shtiret i ngordhur (Video)

Në Brazil është bërë një video, në të cilën shfaqet një papagall i cili ka aftësi të bëjë kinse ka ngordhur.

Derisa këto shpezë janë të njohura për përsëritjen e fjalëve të njerëzve, ky dallon nga të tjerët meqë nuk lëshon zë, por e kupton shumë mirë lojën e pronarit të tij, transmeton Telegrafi.

Kur ky i fundit ia drejton gishtin dhe imiton krismën e armën, ai bindet dhe shtrihet në shpinë. Pasi e ledhaton dhe i kërkon të “ngjallet”, gjendja tij i kthehet normales.

“Ky urdhër është për qentë e uritur që e dëgjojnë pronarin, por nuk kam parë më herët një papagall kaq të stërvitur”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/