Telegrafi

Papagalli i tregon veterinarit adresën e tij

Njerëzit të cilët e kanë gjetur papagallin kanë arritur ta kthejnë atë tek pronari sepse zogu ka mësuar të thotë emrin dhe adresën e tij.

Zyrtari policor Shinjiro Uemra ka thënë se papagalli i përhitur afrikan është gjetur mbi kulmin e një shtëpie dhe më pas i është dorëzuar veterinarit. Ai ka mbetur i befasuar kur ka dëgjuar se si zogu tregon emrin dhe adresën e tij.

Veterinari ka thirrur pronarin e tij dhe ai ka qenë shumë i lumtur që i kanë kthyer kanakarin e tij të dashur.