Për eurodeputetin grek të partisë “Syriza”, zgjidhja e çështjes së emrit do t’i jepte fund nacionalizmit shqiptarë dhe do ta mbroj integriterin territorial të Maqedonisë.
Për nënkryetarin e Parlamentit Evropian, zgjidhja e kësaj çështje paraqet edhe kthimin e Greqisë në një shtyllë të paqes dhe stabilitetit.
Në shkrimin e tij për rrjetin medial francez “Mediapart”, Dimitrios Papadimoulis thotë se BE-ja, SHBA-të dhe Bashkësia Ndërkombëtare mbështesin procesin e bisedimeve, duke shtuar se një pajtim serioz mund të shtjelloj shumë çështje.
Sipas tij, çështja e parë ka të bëjë me forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ku ka nacionalizëm agresiv të qeverive populiste, duke përmendur atë të Gruevskit.
Megjithëse përmend nacionalizmin shqiptar te zgjidhja e çështjes së emrit, Dimitrios Papadimoulis nuk jep ndonjë lidhje konkrete ndërmjet kësaj që thotë, dhe nuk tregon diçka më të qartë se çfarë rreziku paska çështja e emrit, dhe ajo që ai e quan “nacionalizëm shqiptarë”.
Dimitrios Papadimoulis përmend edhe presidencën bullgare të Këshillit të Evropës (KiE), si një rol në forcimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke vazhduar me ekonominë, si edhe një bashkëpunim e Maqedonisë dhe Shqipërisë me Greqinë dhe BE-në./Telegrafi/