Site icon Telegrafi

Papadimoulis: Janë hapur dritaret për zgjidhjen e çështjes së emrit

Dimitris Papadimoulis, nënkryetar i Parlamentit Evropian (PE) dhe shef i grupit europarlamentar të partisë “Syriza”, thotë se me qeverisjen e Zaevit u hapën dritaret për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sipas tij, mundësia nuk duhet që të humbet, edhe pse ka vështirësi, prandaj problemi ka mbetur 25 vite.

Papadimoulis thotë se është në interes të tyre që ky problem të zgjidhet, duke shtuar se Zaevi është duke e përgatitur vendin e tij për zgjidhjen, e cila do të ketë lëshime serioze edhe nga ana e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version