“Vendi fqinj edhe po të mos ekzistonte, do të duhej ta shpikim”, deklaroi deputeti grek nga partia “Grekët e pavarur”, Tanasis Papachristopoulos i cili s’ka ndryshuar qëndrimin e tij për marrëveshjen e Prespës.
Ai në mënyrë indirekte në fjalimin e tij në Kuvendin grek konfirmoi se do të votojë “për” ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“A është IRJM kërcënim për Greqinë? Qeshin ata që e dëgjojnë. Vend që thuajse s’ka ushtri fare dhe ka 7% të BVP-së greke. Ndarjen e saj e duan për Shqipëri të Madhe dhe Turqi të Madhe. Mendimi im se edhe të mos ekzistonte IRJM do të duhej ta shpiknim”, deklaroi Papachristopoulos.
Ai shtoi se shkronja “M” tek IRJM-ja do të thotë Maqedoni, por disa po bëhen se nuk e dinë apo nuk e dëgjojnë këtë.
Ndërkaq sot në Kuvendin e Greqisë ka nisur diskutimi rreth marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/