Telegrafi

Papa pritet të takohet me Patriarkun rus në Mal të Zi

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë takimit me Papa Françeskun më 10 tetor, ka sugjeruar që takimi eventual ndërmjet Papa Françeskut dhe Patriarkut Ortodoks Rus të Moskës Kirill të mbahet në Mal të Zi.

Në një intervistë për CNA më 11 tetor, Abazoviq theksoi se Mali i Zi është “një vend i vogël dhe paqësor pa pretendime politike”.

“Ne nuk kemi një ekonomi të madhe sikurse vendet e tjera. Ne jemi një vend ortodoks, por jemi të mbushur me frymën e dialogut. Prandaj, ne mund të jemi një vend ku Papa mund të organizojë takime të rëndësishme me liderë të tjerë fetarë botërorë”, tha ai, raporton rtcg.

Abazoviq tha se ai e ftoi Papën të vizitonte Malin e Zi dhe i la të kuptohet se, nëse Mali i Zi pranonte, “ndoshta do të ishte vendi i duhur për të organizuar një takim midis Patriarkut Kirill dhe kreut të Kishës Ortodokse Ruse”.

Kujtojmë se dyshja për herë të fundit janë takuar më 12 shkurt të vitit 2016 në një dhomë VIP në Aeroportin Ndërkombëtar Jose Marti pranë Havanës, Kubës.

Ndryshe, në vitin 2020 u fol për një vizitë të mundshme të Papës në Mal të Zi. /Telegrafi/