Lamborghini unik Hurracan është shitur për 715 mijë euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako.
Paratë nga shitja do të dedikohen për financimin e disa projekteve të bamirësisë.
Shifra është bërë e ditur nga Fondacioni Ndihmë për Kishën që Vuan, që është edhe një nga përfituesit e shifrës.
Vetura i ishte dhuruar Papa Francesco’s nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga Lamborghini në ngjyrat e Vatikanit.
Lamborghini Hurracan ka 573 kuaj fuqi dhe posedon motor V10.