Papa Françesko është duke zhvilluar vizitën e radhës në turin e tij vjetor. Kësaj radhe ai është në Krakow të Polonisë.
Atë e kanë pritur shumë qytetarë, si në çdo vend tjetër në botë. Por një detaj është vërejtur edhe nga agjencitë botërore të lajmeve, transmeton Koha.net. Mes flamujve polakë e atyre të Vatikanit, valëvitej edhe ai i Shqipërisë.
Papa Françesko pati vizituar Shqipërinë në shtator të vitit 2014, ku ishte pritur në mënyrë madhështore nga shqiptarët, edhe pse shumica e popullsisë i takon besimit mysliman.