Site icon Telegrafi

Papa: Po mbytemi nga materializmi

Papa Françesku në meshën e Krishtlindjeve tha se kuptimi i Krishtlindjeve është duke u mbytur nga materializmi, njofton BBC.

Gjatë një meshe të Krishtlindjes në masa të larta sigurie në Vatikan, kreu i Kishës Katolike Romane denoncoi vuajtjet e vazhdueshme të fëmijëve. Ai përmendi ata që po përballen me urinë, rrezikun në rrugët e emigrimit dhe bombardimin në qytetet e Sirisë, si në Aleppo.

Ata që do të ndiqnin të shtunën meshën brenda Bazilikës së Shën Pjetrit është dashur të kalojnë nëpër detektorë metali.

Exit mobile version