Telegrafi

Papa planifikon një udhëtim historik në Irak, gjatë muajit mars

Papa Françesku do të bëjë një vizitë historike në Irak gjatë muajit mars, tha Vatikani të hënën, e para ndonjëherë nga një papë dhe e cila do të përfshijë një udhëtim në Mosul.

Sipas France24, përcjell Telegrafi, 83-vjeçari ka kohë që flet për dëshirën e tij për të vizituar vendin e Lindjes së Mesme, ku konflikti ka bërë që numri i të krishterëve të bjerë në mënyrë dramatike gjatë dy dekadave të fundit.

Siç thuhet më tej, midis 5 dhe 8 marsit të vitit të ardhshëm, Françesku do të “vizitojë Bagdadin, fushën e Ur… qytetin e Erbilit, si dhe Mosulin dhe Qaraqosh në fushën e Nineveh”, ka thënë zëdhënësi Matteo Bruni në një deklaratë.

Vizita e papës në qytetin antik Mosul në Irakun verior do të jetë veçanërisht domethënëse, pasi ishte një bastion i grupit të Shtetit Islamik.

Ndryshe, udhëtimi do të jetë i pari i papës jashtë vendit që kur shpërthimi i coronavirusit goditi Italinë dhe Vatikani tha se programi do të “marrë në konsideratë evolucionin e urgjencës shëndetësore në të gjithë botën”.

Papa tha vitin e kaluar se Iraku ishte në listën e tij për vitin 2020, por ai u detyrua të anulonte të gjitha udhëtimet e huaja në qershor ndërsa coronavirusi përfshiu globin. /Telegrafi/