Site icon Telegrafi

Papa lutet për viktimat e sulmit në Gaziantep të Turqisë

Papa Françesku ka kërkuar nga qindra njerëz të luten në heshtje për viktimat e sulmit në një dasmë, në Gaziantep të Turqisë.

Në lutjet e së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa tha se ka dëgjuar për “lajmin e keq”.

Lexo po ashtu Rritet në 50 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Gaziantep (Video)

“Kam marrë lajmin e keq për sulmin brutal, që ka goditur mbrëmë Turqinë. Le të lutemi për viktimat që janë vrarë ose plagosur dhe të kërkojmë nga Zoti paqe për të gjithë”, tha Papa.

Sulmi në Gaziantep, qytet që ndodhet pranë kufirit me Sirinë, ka lënë 50 veta të vrarë dhe dhjetëra të tjerë ta plagosur.

Autoritetet turke kanë fajësuar grupin militant Shteti Islamik.

Exit mobile version