Site icon Telegrafi

Papa konfirmon vizitën në ishullin e Lesbos, do të takojë emigrantët

Ashtu sikurse ishte lajmëruar edhe më herët, Papa Francesku ka konfirmuar vizitën e tij në ishullin grek Lesbos ditën e premte ku do të takohet me emigrantët e bllokuar tashmë prej muajsh.

Ati i Shenjtë tha se do të jetë i shoqëruar nga lideri shpirtëror i ortodoksëve, Bartholomevv si dhe kreu i kishës ortodokse greke, Ieronymos. Ai kërkoi gjithashtu që besimtarët e krishterë të luten per azil-kërkuesit që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

“Ditën e Shtunë do të udhëtoj drejt ishullit grek lezbos, ku përgjatë muajve të fundit kanë kaluar mijëra emigrantë. Do të shkoj së bashku me vëllezërit e mi, Patriarkun e Kostandinopojës, Bartholomew si dhe Kryepeshkopin e Athinës, Bartholomeë, për të treguar solidaritetin tonë ndaj emigrantëve dhe mirënjohjen për qytetarët grekë. Ata kanë qënë gjithmonë të ngrohtë me mikpritjen e tyre. Kërkoj lutjet tuaja që të më shoqëroni në këtë udhëtim mjaft të rëndësishëm”.

Papa Francesku është biri i një emigrant italian i cili udhëtoi drejt Argjentinës. Ai e ka shprehur edhe më her ët mbështetjen e tij për emigrantët, teksa në fjalimin Urbi et Orbi gjatë festës së Pashkëve, kërkoi që shtetet evropiane por edhe ato botërore të tregoheshin më mikpritëse ndaj refugjatëve.

Exit mobile version