Papa Françesku tha se njerëzit që ‘zëvendësojnë’ fëmijët me kafshët shtëpiake shfaqin “një lloj egoizmi”.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, duke folur për aspektin prindëror gjatë një audience të përgjithshëme në Vatikan, Françesku u ankua që kafshët shtëpiake “nganjëherë zënë vendin e fëmijëve” në shoqëri.
“Sot… ne shohim një formë egoizmi”, tha Papa. “Ne shohim se disa njerëz nuk duan të kenë fëmijë. Ndonjëherë ata kanë një, dhe kaq, por posedojnë qen dhe mace që zënë vendin e fëmijëve. Kjo mund t’i bëjë njerëzit të qeshin, por është realiteti”.
Praktika, tha Papa Françesku, “është një mohim i atësisë dhe amësisë dhe na pakëson, na heq njerëzimin”.
Ai tutje ka deklaruar se “qytetërimi plaket pa njerëzimin, sepse ne humbasim pasurinë e atësisë, dhe është vendi që vuan”. /Telegrafi/