Site icon Telegrafi

Papa Françesku thotë se marrëdhënia intime jashtë martesës nuk është “mëkati më i rëndë”

Papa Françesku, udhëheqësi i Kishës Katolike, ka deklaruar se marrëdhënia intime jashtë martesës nuk është “mëkati më i rëndë”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh me gazetarët gjatë një fluturimi për në Itali nga Greqia të hënën, Papa tha: “Mëkatet që lidhen me kënaqësinë fizike nuk janë më të rëndat”.

Në vend të kësaj, ai tha se krenaria dhe urrejtja ishin “më të rëndat” për sa i përket mëkateve.

Papa u pyet gjithashtu në lidhje me dorëheqjen e Kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit, i cili ofroi të tërhiqej në fillim të këtij muaji pasi një revistë franceze pretendoi se ai ishte angazhuar në një marrëdhënie intime me një grua. /Telegrafi/

Exit mobile version