Telegrafi

Papa Françesku: Thashethemet, sëmundje më e rëndë se COVID-19

Papa Françesku ka mbajtur një meshë në mes të një vale të dytë të coronavirusit.

Lideri i katolikëve të botës tha sot se thashethemet janë “një plagë më e keqe se COVID-19” që po përpiqet të ndajë Kishën Katolike.

Gjatë fjalës së tij javore drejtuar besimtarëve, Papa nuk dha shembuj të veçantë, por ai deklaroi se thashethemet “janë djalli më i madh”, i cili përpiqet të provokojë ndarjen e Kishës me gënjeshtrat e tij, raporton theguardian.

“Ju lutem, vëllezër dhe motra, le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme sepse është një plagë më e keqe se COVID-19. Më keq. Le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme”, theksoi Papa.

Komentet e Papës pasuan një pasazh nga Ungjilli në lidhje me nevojën që njerëzit të korrigjojnë njëri-tjetrin kur bëjnë diçka të gabuar.

Ndryshe, kjo ishte mesha e parë e Papës që nga fillimi i pandemisë globale të quajtur COVID-19, e cila ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë jetën e mijëra personave. /Telegrafi/