Papa Françesku u shtrua në një spital të Romës të dielën pasdite për një “operacion të planifikuar” në zorrën e trashë, ka thënë Vatikani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi Matteo Bruni tha se Papa, 84 vjeç, vuante nga “stenoza divertikulare simptomatike” e zorrës së trashë, një gjendje që mund të shkaktojë dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje të barkut dhe ndryshime në “zakonet” e zorrëve.
Bruni tha se operacioni do të ndodhte më vonë të dielën në spitalin Gemelli të Romës, i cili është institucioni ku papët marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë një deklaratë tjetër do të lëshohet më pas.
Kjo thuhet të jetë hera e parë që papa pranohet në spital që nga zgjedhja e tij në 2013. /Telegrafi/