Telegrafi

Papa Françesku pritet të vaksinohet javën e ardhshme

Papa Françesku tha të shtunën se kishte në plan të vaksinohej kundër COVID-19 që në javën e ardhshme dhe u kërkoi të gjithëve të injektohen, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët.

“Unë besoj se në mënyrë etike, të gjithë duhet ta marrin vaksinën”, tha Papa në një intervistë për Canale 5.

“Është një zgjedhje etike, sepse ju keni të bëni me shëndetin tuaj, me jetën tuaj, por gjithashtu edhe me jetën e të tjerëve”, tha ai.

Qyteti i Vatikanit, qarku më i vogël i pavarur në botë, shtëpia e rreth 450 njerëzve, përfshirë e Papës, ka thënë se së shpejti do të nis fushatën e vet të vaksinimit kundër coronavirusit.

“Javën e ardhshme”, tha Papa, “ne do të fillojmë vaksinimin këtu, në Vatikan, dhe ia kam bërë vetës një rezervim”, u shpreh ai.

Papa Françesku, 84 vjeç, i ishte hequr pjesa e një mushkërie gjatë një sëmundjeje kur ishte i ri në Argjentinë, duke e bërë atë potencialisht më të rrezikuar. /Telegrafi/