Papa Françesku i është përgjigjur mirë operacionit të zorrëve, ka thënë Vatikani të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mjekët kryen operacionin të dielën në mbrëmje dhe papati iu përgjigj mirë procedurës, e cila u krye nën anestetikë të përgjithshëm, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni pak para mesnatës.
Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur se për sa kohë do të qëndrojë kreu 84-vjeçar i Kishës Katolike në spitalin Poliklinik Agostino Gemelli në Romë.
Francis ka një sëmundje të zorrëve. Sëmundja, e cila mund të shkaktojë dhimbje ose ethe, shpesh ndodh tek njerëzit e moshuar.
Klinika ka trajtuar disa papë para Francis, sipas portalit mediatik Vatican News.
Ndryshe, disa orë më herët të dielën pasdite, Françesku mbajti lutjen tradicionale në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ai më pas njoftoi një udhëtim në kryeqytetin hungarez Budapest dhe në disa qytete në Sllovaki nga 12 deri në 15 shtator. /Telegrafi/