Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka paralajmëruar se mund ta vizitojë Kosovën.
Kreu i Kishës Katolike është pyetur nëse do të vizitojë ndonjë vend përtej atyre që i ka planifikuar si në Argjentinë, ai ka deklaruar se po punohet për një vizitë në Kosovë.
“Ne jemi duke punuar për në Kosovë, por nuk është e përcaktuar”, ka pohuar argjentinasi gjatë një interviste për gazetën vidanuevadigital.
“Nuk do të shkoj në asnjë vend të madh të Evropës derisa të mbaroj me të vegjlit. Fillova me Shqipërinë dhe megjithëse shkova në Strasburg, nuk shkova në Francë. Edhe pse do të shkoj në Marseille, nuk do të shkoj në Francë”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte pritur më 22 qershor nga Papa Françesku në Vatikan.
Ai me këtë rast e kishte ftuar 86-vjeçarin që ta vizitojë Kosovën. /Telegrafi/