Në komentet e mundshme për të rritur reputacionin e tij progresiv, Papa Françesku i ka shkruar një letër të gjatë e të hapur themeluesit të gazetës “La Repubblica”, Eugenio Scalfarit, duke deklaruar se jo besimtarët janë të falur nga Perëndia nëse ndjekin ndërgjegjen e tyre.
Duke iu përgjigjur një listë pyetjesh të botuara nga zoti Scalfari, i cili nuk është katolik, Ati i Shenjtë shkroi: “Ju më pyesni nëse Perëndia i të krishterëve i fal ata që nuk besojnë dhe nuk kërkojnë besimin. Unë do të filloj duke thënë: Kjo është gjëja themelore, mëshira e Zotit nuk ka kufij në qoftë se ju shkoni tek ia me një zemër të sinqertë dhe të penduar. Ata që nuk besojnë në Zot mjafton që t’i binden ndërgjegjes së tyre”.
Robert Mickens, korrespondenti i Vatikanit tha se komentet e Papas ishin dëshmi e mëtejshme e përpjekjeve të tij për të shkundue imazhin e vjetruar të Kishës Katolike, të përforcuar nga paraardhësi i tij tejet konservator Benedikti XVI.