Site icon Telegrafi

Papa Françesku në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, përkulet para përmendores së saj (Foto)

Papa Françesku pas takimit me krerët shtetëror dhe korin diplomatik në Vodno, ka arritur tek shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës.

Ai është përkulur para përmendores së Nënë Terezës, ku edhe ka vendosur lule. Papa u shoqërua nga katër motra të nderit, të cilat i takojnë rendit të themeluar nga Nënë Tereza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, papa do të ketë takime me liderët e bashkësive fetare në vend dhe përfaqësues tjerë të organizatave qytetare.

Më pas, kreu i Kishës Katolike do të drejtohet për tek sheshi “Maqedonia” ku do të mbajë liturgji, e cila pritet të ndiqet nga një numër i madh i qytetarëve nga vendi dhe jashtë./Telegrafi/

 

Exit mobile version