Përkulur mbi një stol pranë portës së Aushvicit, Papa Françesku u lut në heshtje këtë të premte në homazh për 1.5 milion njerëzit e vrarë nga pushtuesit nazistë në kampin e vdekjes në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumica e tyre hebrenj.
Duke shënuar ditën e tretë të vizitës së tij në Poloni për një tubim ndërkombëtar të rinisë katolike, Ati i shenjtë kaloi disa minuta në heshtje dhe duke shkëmbyer dhurata me 12 të mbijetuarit.
Në librin përkujtimor Aushvic-it, Papa Francesku ka shkruar në spanjisht: “Zot, ki mëshirë për popullin tënd. Zoti, fale për kaq shumë mizori“.