Përveç Beogradit, Papa Francesku mund të vizitojë edhe Prishtinën, në 12 muajt e ardhshëm.
Sipas burimeve të mediumit serb, Danas, përcjell Telegrafi, ai është ftuar nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ftesë për të cilën edhe Papa kishte shprehur gatishmëri për ta realizuar.
Siç shkruan më tej ky medium, edhe Kisha Ortodokse serbe nuk është kundër një ftese të tillë.
Gjithashtu Danas, duke cituar mediat kosovare shkuran se edhe Hashim Thaçi të ketë thënë, pas një takimi me Papën, se ky i fundit kishte shprehur synimin për të vizituar Kosovën. /Telegrafi/