Telegrafi

Papa Françesku marton çiftin në aeroplan (Foto/Video)

Papa Françesku ka martuar dy pjesëtarë të ekuipazhit të aviokompanisë kiliane “Latam” në aeroplanin e Papës, gjatë udhëtimit nga qyteti Santiago në Ikik në pjesën veriore të Kilit.

Nusja Paola Podest dhe dhëndri Carlos Chufardi kanë thënë “po”, pasi pranuan se dasmën e kishin kryer qysh në vitin 2010, transmeton Telegrafi.

Dyshja kanë pranuar se martesën në kishë nuk kishin mundur ta bëjnë, për shkak të tërmetit të fuqishëm që kishte goditur Kilin në vitin 2010.

Kështu Papa u pajtua që t’i martojë gjatë udhëtimit me aeroplan, vendim ky që gëzoi tej mase dyshen.

Nusja ka deklaruar para gazetarëve se Papa i kishte thënë se është një martesë “historike” për faktin se asnjë Papë më parë nuk kishte martuar një çift në aeroplan. /Telegrafi/