Site icon Telegrafi

Papa Françesku lëndon krahun e djathtë, në “aksidentin” e dytë në vetëm disa javë

Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë në një rrëzim, ka thënë Vatikani, vetëm disa javë pasi ai lëndoi mjekrën e tij në një incident të ngjashëm.

Edhe pse Papa nuk theu asnjë kockë, ai tani po përdor një hobe si masë paraprake, sipas një zëdhënësi të Vatikanit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Papa Françesku pësoi një lëndim në parakrahun e djathtë, pa frakturë. Krahu u imobilizua si masë paraprake”, citohet të ketë thënë Vatikani.

Më 7 dhjetor, udhëheqësi katolik thuhet se goditi mjekrën e tij në komodinën e tij, duke e lënë atë me një mavijosje të rëndë dhe të dukshme.

Siç bëhet e ditur më tej, 88-vjeçari, problemet e mëparshme shëndetësore të të cilit kanë përfshirë periudhat e bronkitit, shpesh duhet të përdorë një karrige me rrota për shkak të gjunjëve të dobët dhe lëviz nëpër apartamentin e tij në Santa Marta me ndihmën e një “kornize ecjeje”.

Vatikani tha se rënia e së enjtes ndodhi në shtëpi.

Spekulimet për shëndetin e Papës janë bërë konstante në qarqet e Vatikanit.

Megjithatë, Françesku ka thënë se nuk ka në plan të japë dorëheqjen, pavarësisht faktit se paraardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, ka “hapur derën” për mundësinë. /Telegrafi/

Exit mobile version