Papa Françesku ka thënë që “historia do t’i gjykojë” ata që refuzojnë ta pranojnë shkencën mbi ndryshimet klimatike.
“Nëse dikush dyshon që [ndryshimet klimatike] janë të vërteta, ata duhet pyetur shkencëtarët”, iu tha ai reporterëve në aeroplanin e papatit.
“Këto nuk janë opinione të dhëna gjatë fluturimit. Janë shumë të qarta. Atëherë secili person mund të vendosë dhe historia do t’i gjykojë vendimet”, shtoi Papa.
Papa është përkrahës i fortë i Marrëveshjes Klimatike të Parisit, një nismë e 200 shteteve për t’i reduktuar shkaktarët që ndikojnë në ndryshimet klimatike.