Site icon Telegrafi

Papa Françesku fton për një drekë 1.500 të varfër pas meshës për shenjtërimin e Nënë Terezës

Pas shenjtërimit të Nënë Terezës, 1 500 të varfër dhe persona në nevojë, të cilët vijnë kryesisht nga fjetoret e shtëpive të motrave të Nënë Terezës në Itali, do të drekojnë me papa Françeskun.

”Menyja do të ketë për bazë picën napolitane”, njoftoi monsinjor, Konrad Krajewski.

Të ftuarit janë të varfër dhe persona në nevojë, të cilët vijnë nga gjithë Italia, nga Milanoja, Bolonja, Firence, Napoli dhe të gjitha shtëpitë e motrave të nënë Terezës në Romë.

Ata kanë udhëtuar përgjatë gjithë natës për të marrë pjesë në shenjtërim dhe më pas në drekë.

Dreka do të shërbehet nga 250 motra, 50 vëllezër dhe vullnetarë të tjerë.

Exit mobile version