Telegrafi

Papa Françesku dhe Benedikti marrin dozat e para të vaksinës kundër COVID-19

Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikti kanë marrë sot dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit, ka njoftuar Vatikani, shkruan CNN.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, ka thënë se “Papa është vaksinuar dhe gjithçka është zhvilluar brenda programit të vaksinimit të qytet-shtetit të Vatikanit”, transmeton Telegrafi.

Javëve të fundit Papa Françesku ka folur disa herë për vaksinat kundër coronavirusit.

“Besoj se çdokush do të duhej ta merrte vaksinën. Nuk është një opsion, është një zgjedhje etike sepse në pyetje është shëndeti i juaj, që nuk mund të luani me të”, ka deklaruar Papa Françesku. /Telegrafi/