Site icon Telegrafi

Papa Françesku denoncon masakrën në Siri

Papa Françesku denoncoi sot në Vatikan masakrën e papranueshme në Siri, ku një sulm i dyshuar kimik shënoi 72 të vdekur dhe shkaktoi indinjatën e opinionit mbarë botëror.

“Jemi të tronditur nga ngjarjet e fundit në Siri. Ndiej keqardhje të thellë për masakrën e papranueshme të shënuar një ditë më parë në provincën e Idlebit, ku u vranë dhjetëra persona pa mbrojtje, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë”, deklaroi Papa gjatë një dalje publike të përjavshme.

“Lutem për viktimat dhe të afërmit e tyre, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim të gjithë atyre që kanë përgjegjësi politike, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, në mënyrë që të ndalet kjo tragjedi”, u shpreh ai me ton të prerë përpara mijëra besimtarëve të mbledhur në Sheshin San Pietro.

“Mbështes përpjekjet e atyre që pavarësisht pasigurisë dhe kushteve të vështira, të përpiqen të ofrojnë ndihmë për banorët e këtij rajoni”, vuri theksin Papa. /kp/

Exit mobile version