Telegrafi

Papa Françesku arrin në vizitën historike në Shkup (Foto/Video)

Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku, këtë mëngjes ka mbërritur në Shkup për të filluar vizitën historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Papa në aeroportin e Shkupit është pritur nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas arritjes në aeroport, Papa do të udhëtojë për në Vodno ku do të mbahet ceremoni zyrtare, ndërsa do të ketë fjalim para autoriteteve shtetërore.

Pas fjalimit Papa do të ketë takime me liderët fetar në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Më pas ai do të mbajë liturgji, e cila pritet të ndiqet nga 15 mijë qytetarë nga vendi./Telegrafi/