Kryepeshkopi Papa Françesko, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm u është drejtuar dhjetëra mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për situatën në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Françesku ka bërë thirrje për lutje dhe situatën e rëndë politike në Maqedoni pas ngjarjeve të dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë javën e kaluar. Ai ka thënë se duhet të gjindet zgjidhje për zhbllokimin e situatës dhe ekonomisë. Poashtu gjatë fjalimit të tij është lutur për të gjithë vendet që përjetojnë vështirësi, veçanërisht për Maqedoninë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=405&v=ZIdVyxN7Na8