Site icon Telegrafi

Papa femër: A është ky një nga sekretet më të mëdha të Vatikanit?

Thuhet se disa vite më vonë, teksa udhëhiqte një procesion kishtar nga Vatikani në Lateran, besimtarët rrethojnë kalin e kreut të kishës katolike. Atëherë, Papa që ishte shtatzënë, lindi një djalë. Pasi u u zbulua sekreti, thuhet se besimtarët tërbohen: e lidhin për kali dhe e zvarrisin rrugëve të Romës, për ta mbytur pastaj me gurë, transmeton Telegrafi.

Dyshohet se varrimi u bë aty ku u lind fëmija, vend ky të cilin disa ende e vizitojnë si lokacion të martirizimit.

Ky rast përmendet për herë të parë në shekullin XII. Dikur konsiderohej fakt i pamohueshëm, por jo edhe sot.

Megjithatë, shumë pyesin se pse Papa i porsazgjedhur, para se t’i jepen çelësat Shën Pjetrit, duhet të kalojë testin “sella stercoraria” (karrigen me vrimë, nga ku vërehet nëse Papa ka testikuj), ku një nga dhjakët vërteton gjininë e tij. Nëse përgjigjet është "Mas Nobis nominus est" (i nominuari është burrë), atëherë tymi i bardhë shënon zgjedhjen e Papës së ri.

Ky test, që disa e marrin të dyshimtë, thuhet se lindi pasi në krye të Vatikanit erdhi një femër.

Sot ekspertët mohojnë ekzistencën e kësaj femre dhe thonë se gjithçka bazohet në folklor. Por, ka dyshime nëse Vatikani ka bërë gjithçka që të harrohet dhe fshihet kjo histori.

Prandaj, ata që besojnë tek ekzistenca e Joanës, pyesin se pse Papa Gjoni XX e ka ndryshuar emrin në Gjoni XXI? Dhe, pse imazhi i tij/saj gjendet në shumë libra kishtar, e shtatorja në disa kisha? Dilemat shtohen edhe më shumë kur thuhet se ekziston kapela e Joanës në rrugën e mbytjes së saj e ku dikush vazhdimisht lë lule. Ndërsa, thuhet se procesionet kishtare kurrë nuk bëhen andej ku ka kaluar ajo.

Përgjigje të sakta në këto pyetje ende askush nuk ka. /Telegrafi/

 

Exit mobile version