Site icon Telegrafi

Papa me dekretin e ri rrit rolin e grave në Kishë: Nga folëse në altar tek kryerja e lutjeve

Papa Françesku ka bërë një hap tjetër drejt barazisë më të madhe gjinore në Kishën Katolike.

I pari i katolikëve ndryshoi ligjin për t’i lejuar gratë zyrtarisht të kryejnë detyrat e lexuesve, folësve në altar dhe kryejnë lutje.

Në dekret, Papa zyrtarizoi atë që shumë vende kanë praktikuar për vite me radhë, raporton washingtonpost.

Bërja e ndryshimeve në Kodin e Ligjit do ta bënte të pamundur që peshkopët konservatorë të bllokonin gratë në dioqezat e tyre për të kryer rolet e tyre.

Vatikani, megjithatë, theksoi se këto role janë “thelbësisht të ndryshme” nga ato të kryera nga priftërinjtë e shuguruar. /Telegrafi/

Exit mobile version