Papa Françesku ka thënë sot se sulmet terroriste, përfshirë edhe vrasjen e një prifti në një Kishë katolike në Francë, është dëshmi se “bota është në luftë”.
Papa ka thënë se ai nuk mendon se lufta është fetare, por më shumë një luftë për dominimin e popujve dhe interesave ekonomike.
Këto komente udhëheqësi i Kishës katolike në botë i ka bërë në bordin e një aeroplani pak para se të arrinte në Krakov të Polonisë, për vizitë pesë ditore dhe për të marrë pjesë në “Ditën Botërore të Rinisë”.
Në ngjarje do të marrin pjesë qindra mijëra besimtarë që kanë udhëtuar drejt Polonisë nga 187 shtete.
Megjithatë, festa do të mbahet nën hijen e vrasjes së priftit në Francë, me sakt në rajonin e Normandisë, nga militantët e Shtetit Islamik.