Telegrafi

Papa Benedikti: G8 të mos harrojë të varfërit e botës

Në një letër drejtuar mikpritësit të takimit, kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje udhëheqsve të G-8-ës të përqendrohen tek zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës për vendet e varfëra.

Ai u kërkoi atyre që të mos lejojnë krizën ekonomike globale të prekë programet e ndihmave për rajonet e varfëra të botës.

Letra e Papës, u publikua dje nga Vatikani, por ishte nënshkruar në fillim të javës. /voa/