Papa Françesku ka ftuar katolikët amerikanë që së pari të luten ndërsa të vendosin për kënd të votojnë në zgjedhjet presidenciale, transmeton Fox News.
Papa Françesku me rastin e vizitës në Azerbajxhan i pyetur se për çka i këshillon amerikanët katolikë që të votojnë Hillary Clinton ose Donald Trump, u përgjigj se asnjëherë nuk do të përzihet në politikë dhe se “besimtarët bëjnë ç’të duan”.
“Mund të porosis amerikanët katolikë që të mendojnë, atëherë të luten ndërsa më pastaj të votojnë”, ka thënë Papa Françesku.
Papa po ashtu shtoi se SHBA është në mesin e vendeve që kanë “humbur kulturën politike”.
“Kur shteti i ka dy ose tre kandidatë dhe populli nuk është plotësisht i kënaqur me asnjë, kjo do të thotë se tërë vendi është politizuar”, ka thënë Françesku. /kp/