Përgatitësi atletik i Kombëtares së Argjentinës, Elvio Paolorosso ka thënë se Lionel Messi e pati momentin më të keq pas humbjes së finales së dytë në Copa America, teksa e gjeti atë duke vajtuar sikurse t’i kishte vdekur nëna.
Messi përjetoi momentin më të keq me fanellën e Argjentinës kur humbi një finale të dytë radhazi në Copa America, pas penalltive ndaj Kilit.
Paolorosso, trajner atletik i Argjentinës së Gerardo Martinos, e përshkroi momentin e vështirë të numri 10 si momentin e humbjes së dhimbshme.
“Zhveshtorja pas Copa Americas ishte shumë e dhimbshme, por më e keqja do vinte më vonë”, ka thënë fillimisht Paolorosso.
“Rreth orës 2 të mëngjesit, shkova në dhomë dhe gjeta Leo [Messin] krejtësisht të vetëm, duke qarë si një fëmijë që humbi nënën e tij”.
“Ai ishte i tronditur dhe askush nuk mund ta ngushëllonte”.
“Unë kisha parë Messin në Barcelonë dhe për Argjentinën dhe gjithçka që kam për të janë fjalë mirënjohje”.
“Ai gjithnjë bashkëpunon mirë dhe nuk ka rëndësi nëse fusha do ishte e vështirë apo e butë”, përfundoi ai. /Telegrafi/