Trajneri italian, Paolo Tramezzani, raportohet se është i lidhur me një aventurë te Major League Soccer si trajner i Colorado Rapids.
Sipas Calciomercato.it, marrëveshja është arritur mes palëve dhe pritet italiani të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zyrtarizuar transferimin.
Tramezzani ishte asistent i Gianni De Biasi te Shqipëria dhe pastaj u largua për të filluar aventurën si trajner.
47-vjeçari drejtoi dy skuadrat zvicerane FC Lugano dhe FC Sion.
Vlen të theksohet se nga kjo e fundit u shkarkua tre muaj më parë për shkak të rezultateve të dobëta.
Tramezzani te Colorado do të gjejë anësorin shqiptar, Shkelzen Gashtit. /Telegrafi/