Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Izraelit në stadiumin Blue Energy ishte një moment i veçantë në historinë e futbollit italian.
Në minutën e 73-të, trajneri Luciano Spalletti futi në lojë Daniele Maldinin, duke shënuar debutimin e tij me kombëtaren e Italisë.
Sulmuesi 23-vjeçar vazhdoi trashëgiminë e familjes Maldini që filloi me gjyshin e tij Cesare dhe e vazhdoi babai i tij, Paolo, të dy legjenda të futbollit italian.
Daniele zëvendësoi Giacomo Raspadorin dhe iu bashkua sulmit së bashku me Mateo Retegui dhe më vonë Lorenzo Lucca. Debutimi i tij ishte një moment emocionues për familjen e tij, e cila ishte e pranishme në stadium.
Kamerat kanë kapur Paolo Maldinin, me lot në sy, të ulur me djalin e tij të madh Christian dhe bashkëshorten Adriana, e cila ka filmuar momentin me telefonin e saj. Skena nxori në pah vazhdimësinë e dinastisë së futbollit Maldini.
Cesare Maldini (debutimi në 1960)
Paolo Maldini (debutimi në 1988)
Daniel Maldini (debutimi në 2024)
Tre breza të Maldinit të veshur me këmisha të Italisë. /Telegrafi/