Telegrafi

Paolillo: Balotelli, ja ku e ke derën!

Ishte ndryshimi i rregullit të transferimit të lojtarëve joevropianë nga FIGC-ja dhe shoqata e futbollistëve italianë (AIC) ato që e detyrojnë Balotellin të largohet nga Italia. Agjenti Mino Raiola kishte ripërsëritur mëngjesin e sotëm qëndrimin e tij që e gjithë hierarkia e futbollit italian të japë dorëheqje, në mënyrë që Balotelli të qëndrojë.

Por, pas ofertave të konfirmuara nga Manchester City dhe Manchester United, tani ka dalë në skenë Ernesto Paolillo që për herë të parë ka aluduar në një largim të SuperMarios, duke thënë: “Balotelli kushton më shumë se të gjithë, sepse ai është më i mirë se të gjithë. Ne do të shohim se çfarë bëhet me të kur të vijnë ofertat. Sidoqoftë, ja ku është dera”. /Telegrafi/