Ndeshja ndaj Shqipërisë më 5 shtator në stadiumin ‘Loro Boriqi’, shikohet si shumë e vështirë nga kapiteni dhe ylli i Maqedonisë, Goran Pandev.
Goran Pandev ka folur për mediat maqedonase rreth takimit të parë kualifikues që përfaqësuesja e tij e luan ndaj kombëtares shqiptare, ku ka treguar në lidhje me situatën e Maqedonisë.
“Ne po shohim me optimizëm këtë edicion që nis me ndeshjen ndaj Shqipërisë. Qëllimi ynë do të jetë për të përmirësuar sa më shumë nivelin e futbollit të Maqedonisë dhe unë mendoj se ne jemi të gatshëm për ta bërë atë. Kemi nevojë për këtë optimizëm dhe unitet”, deklaroi fillimisht ylli i Maqedonisë, Goran Pandev.
“Vendosmëria në lojën tonë dhe cilësia që kemi, jam i bindur se do të na çojë në sukses. Grupi është i vështirë, çdo ndeshje është një sfidë e veçantë, por unë besoj te skuadra dhe stafi që kemi. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë diçka të rëndësishme.
“Me Shqipërinë do të jetë një ndeshje e vështirë, por gjithçka është e mundur. Ndoshta fitojmë ne, ndoshta humbasim, por e rëndësishme të luajmë mirë”, përfundoi ish-ylli i Interit. /Telegrafi/